Site icon Telegrafi

Në 24-vjetorin e çlirimit, Rama i ndan titullin “Qytetar Nderi i Prishtinës” Lordit britanik Paddy Ashdown

Komuna e Prishtinës me rastin e 24-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit i ka ndarë titullin “Qytetar Nderi i Prishtinës” Lordit britanik Paddy Ashdown, për kontributin e tij në luftën për drejtësi dhe pavarësinë e Kosovës.

“Paddy Ashdown ishte udhëheqës, diplomat dhe luftëtar i drejtësisë, i cili ndikoi thellë në peizazhin politik në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Kosovë. Ai kundërshtoi veprat mizore dhe përkrahu pavarësinë e Kosovës që në vitin 1996. Duke dëshmuar në gjykatën ndërkombëtare të Hagës dhe mbështetur intervencionet e NATO-s, ai u bë zëri i drejtësisë për Kosovën”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga kryetari Përparim Rama.

E meqë Lordi Ashdown nuk jeton më, me praninë e saj në sallë e nderoi kryeqytetin, e ardhur enkas në Prishtinë për ta marrë titullin në emër të tij, e bija e Lordit Ashdown, zonja Katherine Theurel.

“Le të përkujtojmë gjithmonë dëshmorët dhe heronjtë e atdheut tonë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Exit mobile version