Pandemia e coronavirus (Kovid-19) vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.
Rasti i parë në Turqi ishte shfaqur më 11 mars, dhe siç shkruajnë mediat vendase, përkundër shumë masave të marra, numri i të infektuarve është në rritje.
Kjo është konfirmuar edhe nga ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, përcjell Telegrafi.
Ai ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin e tij janë diagnostikuar 293 persona me coronavirusi.
Veç këtyre, si pasojë e infektimit me COVID-19, shtatë persona kanë gjetur vdekjen.
Kështu, siç shkruajnë mediat, numri i vdekjeve të Turqisë nga coronavirusi u rrit me shtatë në 37 të hënën ndërsa numri i rasteve të konfirmuara u rrit me 293 në 1.529.
Ai u ka bërë thirrje sidomos të rinjve që të mos rrezikojnë familjarët e tyre, duke thënë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/