Në rajonin e Shkupit, në 24 orët e fundit kanë ndodhur gjithsej 11 aksidente komunikacioni. Në njërin nga këto aksidente ka një viktimë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në tre aksidente tjera janë lënduar pesë persona, ndërkaq në shtatë aksidente tjera ka vetëm dëme materiale. Aksidenti Fatal ka ndodhur në rrugën rajonale Shkup – Veles.
Në kontrollat rutinore të policisë, janë ndëshkuar tre shoferë të cilët kanë kaluar në të kuqen; 24 të tjerë janë dënuar sepse nuk e kan mbajtur rripin e sigurisë, ose kanë përdorur telefonin celular, kurse 17 të tjerë kanë vozitur pa patent shoferi. Gjithashtu, karrotreci ka ngritur 66 automjete./Telegrafi/