Gjatë ditës dhe natës së kaluar në territorin e vendit kanë ndodhur gjithsej 23 vatra zjarri në hapësirë të hapur, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) në raportin e mëngjesit.
Nga zjarret, 19 janë shuar, por katër, siç bëjnë me dije nga QMK, janë ende aktive.
Bëhet fjalë për zjarre në afërsi të fshatit Elovë të komunës së Studeniçanit të Shkupit, ku digjet një pyll me kërcell të ulët, në fshatin Melnicë të Komunës së Çashkës, ku është përfshirë një pyll ahu. flakët, dhe zjarret në afërsi të Strugës – në mes të fshatrave Novosellë dhe Dollno – janë ende aktive.
Nga 19 zjarre të shuar në 24 orët e fundit, dy kanë qenë në Shkup, po aq në territorin e Komunës së Shtipit, tre në Manastir dhe një në komunën e Dollnenit, afër fshatit Zhitoshe.
Ndryshe, sipas raportit të QMK-së, dje janë regjistruar dhe intervenuar më së shumti zjarre në Komunën e Prilepit – gjithsej pesë. Përveç dy fshatrave në territorin e kësaj komune, bar i thatë digjej edhe te kompania “Bimfood”, fabrika “Çavle” dhe “Data Center” në qytetin e Prilepit.
Dje janë shuar tre zjarre në Kumanovë dhe rrethinë, një në Strumicë, në mes të fshatit Geçerli dhe Çanaklijë, dhe një zjarr ka rënë në afërsi të fshatit Zdunje të Gostivarit.
Në të gjitha këto raste, d.m.th në vendet ku janë shuar zjarret, digjej bari i thatë, pylli me kërcell të ulët dhe vendgrumbullimi.