Në 24 orët e fundit dy persona nga Vushtrria kanë vdekur si pasojë e pandemisë Covid-19.
Një grua vdiq dje, ndërsa një 60 vjeçar vdiq sot. Gruaja është nënë e dëshmorit.
Këtë e ka bërë të ditura kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka apeluar te qytetarët që të marrin seriozisht virusin dhe t’i bartin maskat.
“Dy bashkëqytetarë tanë kanë vdekur 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19. Bashkëqytetarja që dje ndërroi jetë ishte nënë e dëshmorit, e sot ka ndërruar jetë një 60 vjeçar. Familjeve ju shprehim ngushëllime të sinqerta.
Shtabi Emergjent Komunal po asiston familjet në kryerjen e ritit të varrimit. Që nga fillimi i pandemisë, ky 24 orësh është më tragjiku sa i përket humbjes së jetës së njerëzve. Prandaj merreni seriozisht virusin, barteni maskën sepse sot ky gjest i thjesht shpëton jetë”, ka shkruar Tahiri.