Telegrafi

Në 24 orët e fundit, 56 raste të reja dhe 69 persona të shëruar nga COVID-19

Foto: Arkiv

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 56 raste me COVID-19, kurse 69 persona janë shëruar nga ky virus.

Në raportin ditor të IKSHPK-së thuhet se “gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 56 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në raport, transmeton Telegrafi.

“Numri total i rasteve pozitive është 15,814 raste nga 70, 219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes”.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13,856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1, 328.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 16 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Viti”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3144999285628054