Site icon Telegrafi

Në 2020 ishin 14,738 kurorëzime, mosha mesatare e të martuarve 29 vjeç

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përpunuar dhe publikuar të dhënat vjetore për kurorëzimet dhe shkurorëzimet për vitin 2020.

ASK njofton se në vitin 2020 janë regjistruar gjithsej 14,738 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej tyre, çifte të kurorëzuara të ndodhura në Kosovë ishin 13,463, ku mosha mesatare e të martuarve ishte 29 vjeçare.

Në vitin 2020 janë regjistruar 1,614 raste të çifteve të shkurorëzuara.

Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil e Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version