Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi edhe propozim vendimin për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurimin shëndetësor, të obligueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani e arsyetoi këtë vendim, ku tha se Këshilli përgatitor ka konstatuar se janë nxjerrë të gjitha aktet nënligjore, dhe ky vendim mund të zbatohet nga 1 janari i vitit 2017.
Edhe kryeministri, Isa Mustafa theksoi rëndësinë e këtij vendimi për sigurimet shëndetësore, raporton KP. Ai tha se ky vendim ka përkrahjen e Qeverisë.