Telegrafi

Në 2013 planifikohet Fondi Monetar Evropian

Kësaj i shtohen edhe 250 miliardë euro, që duhet të japë FMN-ja si kredi. Për të siguruar vlerësimin e bonitetit të këtij fondi të përhershëm shpëtimi në kategorinë AAA, ESM-ja do të pajiset jo vetëm me garanci, por edhe me para në dorë si kapital të vetin.

Rreth 80 miliardë euro duhet të paguajnë vendet anëtare brenda një periudhe pesëvjeçare. Gjermania si vendi më i madh i eurozonës duhet të paguajë 22 miliardë euro.

Brenda koalicionit qeverisës të kancelares Angela Merkel po krijohet një front rezistence kundër këtij modeli. Në vjeshtë Bundestagu duhet të miratojë ligjin për ESM. Krijimi i ESM-së, e cila nuk do të jetë një firmë private, por një organ zyrtar i BE-së, kërkon ndryshimin e marrëveshjeve evropiane, ndryshim ky që duhet të ratifikohet nga vendet anëtare.

Për shtetet e eurozonës Komisioni Evropian mban në gatishmëri një fond prej 50 miliardë eurosh për ndihmat direkte për buxhetin.

Nga ky fond deri tani kanë përfituar Rumania, Letonia dhe Hungaria. Hungaria ndërkohë i ka shlyer këto kredi. Rumania në valën e krizës ndërkombëtare financiare ka marrë rreth 20 miliardë euro nga FMN-ja dhe BE-ja, Letonia ka marrë 7.5 miliardë dhe Hungaria 20 miliardë euro. /Telegrafi/