Telegrafi

Në 2011, Euro barazohet me Dollarin

Paralajmërimi vjen nga Qendra për Kërkimet Ekonomike dhe Biznesin në Londër, e cila në një raport tre mujor parashikon se për të forcuar rritjen ekonomike, Rezerva Federale do të rrisë normat e interesitt në Shtetet e Bashkuara, në fund të këtij viti. Në kontrast me këtë- thuhet në raport, dobësia e ekonomisë në europë, do të detyrojë Bankën Qëndrore Europiane të mbajë normat e interesit në nivele të ulëta.

Daglas Mekuilliams, drejtues i qendrës, thote se është e pashmangshme që në njëfarë pike euro të thyhet dhe sipas tij, kjo do të ndodhë shpejt- ndoshta për 5 apo 10 vjet. Monedha e përbashkët europiane ka shënuar një rënie me 30 cent kundrejt dollarit amerikan, dhe me rritjen e interesave në sistemin bankar amerikan, do të bjerë edhe 20 cent. Çarls Dejvis, bashkëautor në raport, thotë se rimëkëmbja ekonomike cuditërisht është e shpejtë në vendet në zhvillim, në një kohë që ekonomitë e zhvilluara rreziku mbetet i dukshëm.