Telegrafi

Në 2009, ekonomia e euro zonës do të bierë 0.4%

Lajmi është bërë i ditur në raportin e fundit të Shoqatës Evropiane të Kërkimeve dhe Paralajmërimeve për Makroekonominë (Eurofarme).

Sipas parashikimit të këtij organi, krahas uljes ekonomike, edhe përqindja e papunësisë në këtë zonë do të ngrihet. Ndërsa gjendja financiare e vendeve përkatëse do të keqësohet më tej.

Eurofarme parashikon se përqindja e inflacionit do të ngadalësohet deri në 1.4% në vitin 2010. /Telegrafi/