Site icon Telegrafi

Në 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit, Kamala Harris bën thirrje për unitet në vitin 2021

Zëvëndës-presidentja amerikane Kamala Harris gjithashtu ka mbajtur fjalim në Shanksville, për 20 vjetorin e sulmeve vdekjeprurëse të 11 shtatorit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ajo tha se ngjarjet që u shpalosën në Fluturimin 93 “na tregojnë aq shumë për guximin e atyre në bord, të cilët dhanë gjithçka… për qëndrueshmërinë e popullit amerikan.

“Në një kohë terrori të plotë, ne u kthyem kah njëri-tjetri. Në fytyrën e një të huaji pamë fytyrën e një shoku”, u shpreh ajo.

“Kjo na kujtoi rëndësinë dhe forcën e unitetit tonë si amerikanë, dhe se është e mundur në Amerikë”, ka potencuar Harris.

“Me unitet, nuk nënkuptoj uniformitetin. Ne kishim dallime mendimesh në vitin 2001 siç bëjmë në 2021”, shtoi ajo. “Unë besoj në Amerikë, diversiteti ynë është forca jonë”. /Telegrafi/

Exit mobile version