Site icon Telegrafi

Në 16 vjet, Roger Federer kurrë nuk ka humbur kaq shpejt

Roger Federer ka pësuar humbje në 1/8 e finales së turneut të Cincinnatit në Ohio.

Tenisti zviceran pësoi humbje të papritur nga Andrey Rublyov me rezultat 2-0, në sete 6:3 dhe 6:4.

Por, ajo që bëri bujë të madhe është mënyra se si ka humbur kampioni i shumëfishtë botëror i botës së tenisit.

Ai humbi pas një loje të dobët dhe pa vizion, por më e keqja që pësimi erdh vetëm pas 62 minutave të ndeshjes.

Kjo ka bërë që të thyejë një rekord negativ personale duke pësuar humbjen më të shpejtë në 16 vitet e fundit.

Ndryshe, Federer është në pozitën e tretë të renditjes së ATP listës së tenisit dhe kjo humbje do të bëjë që mbetet në atë vend. /Telegrafi/

Exit mobile version