Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa sot mbahet akademi përkujtimore, me rastin e 15-vjetorit të vrasjes së deputetit, Smajl Hajdaraj.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media.
Smajl Hajdaraj ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rugovë.
Ai u vra në një atentat më 17 janar 2002.
Hajdaraj është laureuar me Dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë dhe Medaljen e Artë të Pavarësisë nga Presidenti i Kosovës.