Qumështorja VITA sivjet feston 15-vjetorin e funksionimit dhe në fillimin e kampanjës së vet festive ka vendosur që të falënderojë nënat.
“Ato janë arkitekte, ato janë mjeke, ato janë mësuese. Të gjitha janë ndryshe, por një gjë e kanë të përbashkët. Të gjitha e dinë se çfarë është më e mira për fëmijët e tyre”, thuhet në video reklamën e lansuar për nder të përvjetorit të qumështi më të njohur në vend.
Qumështorja VITA përveç nënave u falënderohet edhe gjithë konsumatorëve tjerë që i kanë qëndruar besnikë, ndërsa ju premton se gjithnjë do t’u ofrojë kualitetin më të lartë dhe vetëm produkte të shëndosha e me përbërje 100% nga qumështi.
VITA zotohet se gjatë këtyre 15 vjetëve por edhe në të ardhmen në plan të parë do ta ketë konsumatorin dhe shëndetin e tij.
Qumështorja VITA ka filluar prodhimin në 2003 dhe është qumështi i parë, në Kosovë, i përpunuar me teknologjinë më moderne UHT (në temperaturë ultra të lartë) dhe i paketuar me ambalazhin Tetra Pak.
Duke kaluar përmes sistemit UHT, qumështi ruan për një kohë të gjatë freskinë dhe ushqyeshmërinë, për të cilat VITA është tashmë e njohur gjithandej.
Qumështorja VITA sot ka një sërë produktesh në linjën e vet. Përvesh qumështit me sasi të ndryshme yndyrore, duke filluar nga 0.5. 1.6 dhe 3.2%, kjo qumështore sot prodhon edhe qumësht Bene Vita Kalcium dhe Bene Vita Vitamina, që janë qumësht ideal për zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjëve, shtatzënave, gjidhënseve dhe sportistëve.
Për dëshirë të fëmijëve VITA ka nxjerrur në treg qumështin Vita me çokollatë që ka për qëllim zbukurimin e mëngjesit për fëmijët.
Po ashtu kjo qumështore prodhon edhe jogurt, ayran, schmand dhe kos.
Për nder të 15 vjetorit Vita do të mbajë aktivitete të ndryshme për konsumatorët e vet, e sidomos për fëmijët gjatë tërë vitit. /Telegrafi/