Telegrafi

Në 13 vjetorin e njohjes, Vali i bën dedikim romantik Adelina Ismailit: Dashuria e vërtet kurrë nuk përfundon

Foto: Val Krasniqi/Instagram

Çifti i njohur i estradës, Adelina Ismaili dhe Val Krasniqi, festojnë sot (e mërkurë) festojnë 13 vjetorin e njohjes së tyre.

Me këtë rast, bashkëshorti i këngëtares së famshme, ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të çiftit, në mbishkrimin e së cilës i ka bërë një dedikim romantik asaj.

“Dashuria e vërtetë kurrë nuk përfundon. Ai njeh presje, por kurrë pika. 13 vjet bashkë! Urime përvjetorin”, ka shkruar Krasniqi në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Val Krasniqi/Instagram

Nga kjo dashuri e çiftit, fryt i lidhjes është djali i tyre, Uliks, i cili tashmë është katër vjeçar.

Adelina viteve të fundit, përveç muzikës, ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në televizion, duke moderuar një emision të quajtur “Tete a Tete”.

Foto: Adelina Ismaili/Instagram

Ndërkohë bashkëshorti i saj, Vali, është një biznesmen i suksesshëm në Prishtinë, i cili gjithashtu ka në pronësi një lokal bar-kafe.

Ismaili ka kohë që iu mungon fansave në sjelljen e ndonjë projekti të ri muzikor, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse mendon të rikthehet së shpejti me diçka të re. /Telegrafi/

Foto: Adelina Ismaili/Instagram