Sot (17 shkurt) është shënuar 12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës dhe me këtë rast urimet nuk kanë munguar nga personazhet e famshme publike.
Nga Rita Ora, Dua Lipa, G4shi e deri te artistët e vendit të cilët shfrytëzuan rrjetet sociale për të uruar e për të sjellë momente të lumtura.
Së fundmi, është edhe këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, ajo e cila ka publikuar disa video në InstaStory bashkë me partnerin e saj turk, Huseyin Usta.
Në videot që çifti shfaqen gjatë një udhëtimi me makinë, ata janë duke përjetuar një moment tejet festiv me këngën e Arif Vladit “MARSHI UÇK”, ndërsa bëjnë edhe shqiponjën së bashku.
Genta tashmë ka filluar t’ia mësojë Ustas gjuhën shqipe, e kjo dëshmohet çdo ditë përmes postimeve që publikon në rrjetin më të frekuentuar – Instagram.
Dyshja ndër tjerash shfaqen mjaft të lumtur dhe se po shijojnë pafund kohën me njëri-tjetrin, ku artistja prej muajsh është zhvendosur në Turqi.
Zeshkania në shtetin turk ka nisur një karrierë të re muzikore dhe do të sjellë shumë shpejt një bashkëpunim me një reper atje. /Telegrafi/