Dikur keni menduar: ‘Nëse një herë i heq 5 kilogramë, do të mund ta ndërpres këtë dietë të tmerrshme.’
Ndërsa tani do të duhej thënë: ‘E vetmja zgjidhje për heqje të kilogramëve të tepërt është – ndryshimi i mënyrës së të ushqyerit, e jo mbajtja e dietave drastike.’
Ja se si: Gjëja e çuditshme ndodh kur ju e mbaroni përfundimisht dietën rigoroze, por që përsëri, pa kontroll, i ktheheni ushqimit, do të vëreni se sa me lehtësi do t’ju kthehen kilogramët që i keni hequr me mundim të madh. Pse? Sepse nuk i keni ndryshuar shprehitë e të ushqyerit, të cilat jua kanë sjellë kilogramët e tepërt. Në vend që të mbani dieta rigoroze, kushtojini kujdes menysë suaj të çdoditshme dhe ndryshoni shprehitë e këqija, këshillojnë dietetikët. Shumica e dietave rigoroze kanë vlera tepër të vogla energjetike, kanë ushqim tepër të pashijshëm, ndërsa rezultatet janë afatshkurtra.
Kilogramët e tepërt më së shpeshti i sjellin – ushqimi jocilësor, produktet e përpunuara dhe ngrënia në shpejtësi, për të cilën as nuk jemi të vetëdijshme, kërcimi i shujtave, mbushja e barkut me ushqim pa vetëdije. Zvogëlimi i peshës nuk duhet lidhur me heqje dorë nga ushqimi, thonë nutricistët.. Kur të filloni me dietë të shëndoshë, të planifikuar mirë dhe të balancuar, do ta ndieni veten aq mirë, saqë do ta humbni dëshirën që të hani ushqim jokualitativ.
Dikur keni menduar: ‘Pas ushtrimit të lodhshëm përfundimisht e meritoj një hamburger të dyfishtë.’
Tash do të duhej thënë: ‘Pas ushtrimeve të vlefshme në ushtrimore, do ta qeras veten me diçka që nuk është ushqim.’
Ja se si: Pas orës së tretë të aerobikut, do ta keni lehtë ta arsyetoni kënaqësinë me hamburger të njelmët. Por, nëse njëmend dëshironi të dobësoheni, duhet ta ndërroni sistemin e vetëqerasjes. Ushtrimi intensiv njëorësh do t’jua shkrijë rreth 500 kalori. Porse, 1 kg yndyrë është ekuivalent përafërsisht i 8800 kalorive, kështu vetëm me ushtrim dhe pa rregullim të ushqimit, nuk do të arrini peshën e dëshiruar. Kur të keni parasysh se një hamburger së paku përmban 300 kalori, kënaqësia në ngrënie të shpejtuar pas ushtrimeve në ushtrimore nuk ia vlen. Në vend të kësaj, qerasuni me ndonjë detaj argëtues të modës ose me manikyr.
Dikur keni menduar: ‘Do ta grimcoj çokollatën ose çipsin, që ta kaloj krizën e pasdites.’
Tash do të duhej thënë: ‘Kur të ndiej nevojën për ‘doping’ energjetik, do të grimcoj diçka të shëndoshë që do të më japë fuqi të mjaftueshme për tërë pasditen.
Ja se si: Nëse keni nevojë për ‘karburant’ shtesë, që të mund ta shtyni pasditen, atëherë kjo do të thotë – të mos përdorni ushqim të fortë energjetik gjatë ditës. Për darkë hani sallatë nga perimet, të pasur me proteina, siç është mishi, peshku ose djathi pa yndyrë dhe me karbohidrate. Ndërsa si grimcim le t’ju shërbejnë pemët, frutat bërthamore ose jogurti.
Dikur keni menduar: ‘Nëse blej ushqim në ‘biodyqane’, atëherë me siguri nuk mund të më dëmtojë.’
Tash do të duhej thënë: ‘Atë ushqim, edhe pse është regjistruar si i shëndoshë, nuk do të thotë se mund ta ha në sasi të kufizuar’.
Ja se si: Kur të blini ushqime, në ambalazh duhet të lexoni vlerat ushqyese dhe të shihni sasinë e kalorive. Nëse nuk jeni të sigurt për vlerat kalorike, gjithherë përcaktohuni për pemë dhe perime të freskëta e jo për ushqime të tjera.
Dikur keni menduar: ‘Shoqet e mia trupholla po i porosisin nga dy porcione pomfrit. Pse nuk mundem edhe unë?’
Tash do të duhej thënë: ‘Duhet të ha tamam aq sa i përgjigjet trupit tim’.
Ja se si: Kur është fjala për metabolizmin, niveli i aktiviteteve tona ditore, mosha dhe faktorët e tjerë ndikojnë në nevojat tona energjetike, prandaj është e pakuptueshme që të krahasohemi me të tjerat. Në vend që t’i lakmoni shoqet tuaja, urojani vetes vetëkontrollin.
Dikur keni menduar: ‘Hajde të shkojmë të pimë diçka’.
Tash do të duhej thënë: ‘Hajde të shëtisim diku në park.’
Ja se si: Nëse, megjithatë, ju duket se është e pamundshme të hiqni dorë nga kafeja ose nga pijet, atëherë shkoni në shëtitje të këndshme ku do të mund t’i shkrini kaloritë.
Dikur keni menduar: ‘Nuk e di prej nga gjithë këta kilogramë, kur po ha vetëm sallata?’
Tash do të duhej thënë: ‘Nëse sallata është e tejmbushur me përbërës të yndyrshëm, mund të ketë më shumë kalori se lazanjat’.
Ja se si: Vetëm pse sallata e gjelbër dhe domatja janë ‘të strukura’ diku ndërmjet të gjithë përbërësve të tjerë, kjo nuk do të thotë se para jush nuk gjendet ‘bomba’ e vërtetë kalorike. Sallatat nga perimet janë plot vitamina, minerale, fijeza dhe antioksidues, të cilët janë të domosdoshëm për shëndet të mirë. Porse duhet shmangur shtesat e fërguara në vaj, mishin e yndyrshëm, djathërat e yndyrshme, sepse që të gjithë përmbajnë plot yndyrë dhe kalori. Lëreni anash sallatën e tillë dhe zgjidhni sallatë me albumina të tretshme lehtë, siç është mishi i pulës ose fasulja, dhe me shumë perime.’
Dikur keni menduar: ‘Kësaj pice po i vjen erë aq e mirë – po betohem se do ta ha vetëm një copë!’
Tash do të duhej thënë: ‘Ndoshta nuk do të mund të ndalem vetëm me një copë, më mirë do të ishte të porosis diçka tjetër.’
Ja se si: Në vend që të kujtoni çfarë po ju hahet momentalisht, kujtohuni si do ta ndieni veten pas kësaj. Kur të kujtoheni a ta porositni ndonjë ushqim që ju tërheq, mendoni lidhur me atë si do ta ndieni veten pas kalimit të 30 minutave. Kjo ndoshta do t’ju ndihmojë që të ndryshoni mendjen.
Dikur keni menduar: ‘Kjo ditë e papërshtatshme ndoshta nuk do të ndikojë aq keq nëse ha një akullore të madhe.’
Tash do të duhej thënë: ‘Nëse ha një akullore të madhe, e cila momentalisht do të më përmirësojë disponimin, më vonë do të ndihem edhe më keq dhe do të më brejë ndërgjegjja.’
Ja se si: Pritni 5 minuta sa të shihni se a do të kalojë nevoja për këtë ushqim. Shtyrja e ngushëllimit me anë të ushqimit ju jep kohë të kujtoheni lidhur me situatën, sqarojnë nutricistët. Megjithatë, nëse dëshironi diçka ‘të gabueshme’ ose që të ‘ngushëllon’, zgjidhni ushqimin i cili ngrit nivelin e serotoninës, hormonit për disponim të mirë, për shembull, bananen.
Mbajeni mend: armiku numër 1- shujta në orët e vona!
/Telegrafi/