Telegrafi

Ndryshoni fontin, dhe kurseni milionat

Pasi i ka mbledhur letrat e shtypura nga mësuesit e tyre dhe pas ii ka numëruar sa shpesh një lloj i shkronjave është përdorur në një dokument të caktuar, Suvir Mirchandani ka arritur që të llogarisë se sa ngjyrë është shpenzuar për secilën letër.

Për ta konfirmuar edhe njëherë idenë e tij, 14 vjeçari i ka rritur shkronjat në letër, dhe më pas i ka shtypur ato në karton, për ta matur sasinë e ngjyrës dhe për ta verifikuar zbulimin e tij.

Pas disa testimeve të vazhdueshme ai ka arritur në përfundim se vetëm shkolla e tij do të kursente mbi 21 mijë dollarë për çdo vit, nëse do ta ndryshonte llojin e shkronjave të shtypyra, pasi që me këtë do të shpenzohej rreth 24 për qind më pak ngjyrë.

Koncepti i Suvir është publikuar edhe në Journal for Emerging Investigators (JEI), e cila e ka sfiduar atë që testin e tij ta bëjë edhe me qeverinë federale, dhe nga studimi ka rezultuar se kalimi në Garamond do t’i kursente asaj rreth 136 milionë dollarë në vit, ndërsa edhe 234 milionë të tjera do të kurseheshin nëse edhe qeveritë e tjera do ta bënin kalimin në Garamond.

Megjithatë, në njoftimin e Government Printing Office thuhet se aktualisht qeveria nuk e ka në plan ta bëjë këtë ndryshim, edhe pse e ka cilësuar punën e Suvir sit ë “shkëlqyeshme”.

Strategjia nacionale e GPO-së është që të shtyp më pak, dhe të përdor letër të ricikluar. / Telegrafi /