Site icon Telegrafi

Ndryshon vendimi i Qeverisë së RMV-së për 4 produkte bazë

U bë shumë bujë për ndryshimet e tatimeve preferenciale nga 10% në 5%, por Qeveria u tregua dorështrënguar. Janë vetëm katër lloje të produkteve ushqimore, të cilat u rishikuan në seancën e sotme të ekzekutivit, shkruan Alsat.

Ndërmjet 1,600 produktet ushqimore që mbetën në kuotën 5% të TVSH-së dhe 358 lloje të produkteve që u bënë me 10% TVSH, iu përgjysmua tatimi i vlerës së shtuar vetëm “lutenicës”, çajrave panxharit dhe ushqimit të foshnjave.

Autoritetet thonë se në bashkëpunim mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave, në seancën e sotme të Qeverisë është ndryshuar Vendimi për normën preferenciale të TVSH-së.

Të gjitha produktet ushqimore bazë që përfshiheshin në listën e “çmimeve të garantuara” mbeten me normë TVSH prej 5%./Alsat/

Exit mobile version