Në seancën e djemshme të Këshillit komunal të Strugës u miratuan ndryshimet statutore që mundësojnë zyrtarizimin e gjuhës shqipe, përskaj gjuhës maqedonase.
Në Nenin 7 të Statusit thuhet:
Në komunë, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti qirilik.
Në komunë, gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase dhe alfabetit qirilik, është edhe gjuha dhe alfabeti që e përdorin më së paku 20% e banorëve të komunës, respektivisht – gjuha shqipe dhe alfabeti i saj.”.
Sipas portalit “Emagazin”, kundër miratimit të ndryshimeve statutore ishin këshillëtarët e OBRM-PDUKM-së të cilët kanë paralajmëruar kontestim të këtij Neni në Gjykatën Kushtetuese, sepse konsiderojnë se është jokushtetues./Telegrafi/