Vajza 11 vjeçare që pretendohet se ishte dhunuar seksualisht në vitin 2022, dyshohet se në realitet ka një tjetër moshë.
Përderisa grupi i parë i të akuzuarve për dhunimin e saj, janë dënuar me 40 vite burgim, grupi i dytë prej 8 të akuzuarve po vazhdojnë gjykimin.
Në ekspertizën e fundit mjekësore të saj, kanë dalë detaje të reja që mund ta ndryshojnë rrjedhën e procesit.
E njëjta sipas ekspertizës mjekësore që ka siguruar Tv Dukagjini, mund të ketë moshën 16/17 vjeçare, por që ka gjasë që zyrtarisht të jetë e regjistruar më vonë.
“Bazuar ne ekzaminimin psikiatrik te viktimës, e dëmtuara aktualisht ka zhvillim normal intelektual për moshën kalendarike. Rezultatet e ekzaminimit fizik te parametrave trupor, pesha – 49,5kg dhe gjatësia 1,58cm, tregojnë për zhvillim fizik normal sipas moshës së saj kalendarike me dallime nga ekzaminimi i datës 22.06.2022 në gjatësi prej 5cm dhe 5,5kg në peshë. Kurse, rezultatet e interpretimit radiologjik të radiografisë së shuplakës se dorës së majtë, konstatojnë me radiogramin e shuplakës së majtë se pjekuria kockore e të ekzaminuarës i përgjigjet moshës 16-17 vjeçare, moshe kjo e cila nuk përkon me moshën e saj kalendarike respektivisht me moshën e cila figuron në dokumentacionin e saj zyrtar identifikues”, thuhet në ekspertizë.
Përndryshe viktima pas dërgimit në strehimore dhe qëndrimit aty për një kohë të caktuar, është dhunuar seksualisht edhe në hapësirat e strehimores, dhe raportohet se e njëjta tashmë është larguar edhe nga aty dhe është në shtëpi. /Dukagjini/