Telegrafi

Ndryshon renditja e subjekteve politike në sallën e seancave të Kuvendit, kështu do të ulen deputetët

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është vendosur lidhur me uljen e deputetëve të subjekteve politike në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku mbahen seancat plenare.

Kryesia vendosi që deputetët e koalicionit PAN të ulen në qendër të sallës.

Vetëvendosje do të ulet në anën e djathtë të sallës, aty ku ishin të ulur deputetët e LDK-së, derisa LDK-ja do të ulet në anën e majtë, aty ku ishin të ulur deputetët e VV-së.

Kryesia po ashtu ka caktuar datat 26, 27 dhe 28 korrik për regjistrimin e deputetëve.

Foto: Arkiv