Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është vendosur lidhur me uljen e deputetëve të subjekteve politike në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku mbahen seancat plenare.
Kryesia vendosi që deputetët e koalicionit PAN të ulen në qendër të sallës.
Vetëvendosje do të ulet në anën e djathtë të sallës, aty ku ishin të ulur deputetët e LDK-së, derisa LDK-ja do të ulet në anën e majtë, aty ku ishin të ulur deputetët e VV-së.
Kryesia po ashtu ka caktuar datat 26, 27 dhe 28 korrik për regjistrimin e deputetëve.
Foto: Arkiv