Site icon Telegrafi

Ndryshon orari i ndeshjes Vllaznia – Besa, luhet të hënën në Ferizaj

Federata e Futbollit të Kosovës ka lajmëruar për një ndryshim orari të ndeshjes Vllaznia – Besa.

Ndeshja e javës së 21-të, është shtyrë për ditën e hënë dhe do tëhuhet në qytetin e Ferizajt.

Ka qenë klubi i Vllaznisë që ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes për shkak të terrenit të rënduar në stadiumin e qytetit në Gjilani.

Lexo po ashtu Orari dhe gjyqtarët e javës së 21-të në Superligën e Kosovës

Kësisoj ndeshja e javës së 21-të mes Vllaznisë dhe Besës do të zhvillohet në Ferizaj nga ora 13:00.

“Komisioni i Garave e ka aprovuar kërkesën e KF ‘Vllaznia’ që ndeshja e javës së 21-të, Vllaznia – Besa, të zhvillohet, të hënën, në Ferizaj, në orën 13:00”.

“Kjo ndeshje ishte paraparë të luhet, të dielën, në Gjilan, mirëpo terreni aty është tejet i rënduar nga reshjet e fundit dhe kjo ka bërë që klubi nga Pozherani të detyrohet të kërkojë terren tjetër për zhvillimin e kësaj ndeshjeje”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version