Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që sektori i gastronomisë të ushtrojë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00 deri në ora 22:30.
Në vendimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se gastronomët duhet të punojnë në përputhje me udhëzimit e përcaktuara në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19, transmeton Telegrafi.
“18. Të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës etj.);
18.1. U ndalohet funksionimi nga ora 22:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës;
18.2. Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar largësinë prej 2 metrash ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-away (merre me vete), gjithnjë në përputhje me udhëzimet e përcaktuara në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/