Duket se ka ndryshuar kufiri administrativ i Komunës së Tuzit. Së paku kështu ka shkruar kryetari i këtij qyteti në Mal të Zi.
I pari i qytetit, Nik Gjeloshaj ka fajësuar kryeministrin Zdravko Krivokapiq dhe zëvendëskryeministrin, Dritan Abazoviq, transmeton Telegrafi.
“Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviq pas zgjedhjeve në krye të qeverisë së Malit te Zi, për hapat e parë që kanë ndërmarrë ishte ndryshimi i kufirit administrativ i Komunës së Tuzit”, ka shkruar ai në Fascebook.
“Gjatë punës së përditshme të sekretariateve tona kemi vërejtur ndryshimin e kufirit tone (Komuna e Tuzit) ne gjeoportal. Kanë ndryshuar territorin tonë ashtu që deponinë e kanë kaluar në territorin e kryeqytetit Podgorica. Kështu nuk ka punuar as PDS edhe pse kjo ishte e vetmja pikë kontestuese me ta”, shkruan tutje ai.
Ai paralajmëroi se “do ta kenë Malësinë para qeverisë, se u kam dhënë një afat, tani urgjentisht duhet ta ktheni linjën administrative të Komunës sonë ashtu siç është miratuar në Kuvendin e Malit të Zi”.
“Një veprim i këtillë antishqiptar nuk do ta durojmë më , sepse nuk është vetëm kjo, por qeveria e Malit të Zi e ka bllokuar edhe pagesën e mjeteve për Komunën tonë, mjete këto të cilat na takojnë sipas ligjit.
Ftoj për herë të fundit bashkësinë ndërkombëtare e cila është e pranishme në Mal të Zi te reagojë … Qytetarët e Malësisë do të kenë përgjigje të ashpra ndaj këtij provokimi te ri”, përfundoi Gjeloshaj.
Ndryshe, ka reaguar edhe modelja shqiptare e cila jeton në SHBA, Emina Çunmulaj. /Telegrafi/
Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviq pas zgjedhjeve në krye të qeverisë së Malit te Zi, për hapat e parë që kanë…
Posted by Nik Gjeloshaj on Tuesday, March 23, 2021