Telegrafi

Ndryshon gjithçka, Kosovë-Kroaci luhet në këtë stadium

Lajm i papritur për ndeshjen e parë të Kosovës në shtëpi, atë ndaj Kroacisë.

Kujtim Shala, zëvendësministri dhe Ministri i Kulturës, ka deklaruar se ndeshja e parë e Përfaqësueses së Kosovës me Kroacinë, për kualifikim në garat e Kampionatit Botëror që do të mbahet në vitin 2018, mund të luhet në stadiumin e Prishtinës.

“Ndeshja e parë e Kosovës do të jetë me 6 tetor me Kroacinë. UEFA i ka dërguar Kosovës një letër me ndërhyrjet që duhet të bëhen në stadiumin “Adem Jashari” në Prishtinë. Qeveria e Kosovës e ka miratuar buxhetin që Ministrisë së Kulturës i duhet për ta rinovuar stadiumin, dhe nëse këta dy muaj arrihet të kryhet puna ndeshja mund të luhet në Kosovë”, ka deklaruar Shala në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.

Puna në Stadiumin e Prishtinës ka thënë Shala, do të bëhet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, 75% qeveria dhe 25% komuna.