Site icon Telegrafi

Ndryshon edhe emri i Ushtrisë së Maqedonisë

Emri zyrtar i ushtrisë do të jetë Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dekreti për këtë është nënshkruar nga presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të ndryshimeve që pasojnë marrëveshjen për ndryshimin e emrit të shtetit.

“Ushtria mund të furnizohet me shenjat e reja. Çfarëdo të zgjedhin, kjo do të përcaktohet përmes procedurës së brendshme, por emri i ushtrisë është Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Që nga dje është rregulluar edhe pjesa juridike”, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentit.

Exit mobile version