Site icon Telegrafi

Ndryshon data e diskutimit në Asamblenë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ka ndryshuar agjenda e diskutimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE) për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Në vend të 18 prillit, siç ishte paralajmëruar, diskutimi dhe votimi për Kosovën do të mbahet dy ditë më herët, më 16 prill.

Në këtë diskutim do të ketë prezantim të raportit nga Raportuesja për Kosovën, Dora Baokyannis, Azdeh Rojhan nga Suedia dhe Beatrice Fresko Rolfo nga Monaco.

Pas debatit do të ketë edhe votim dhe nëse Kosova kalon me sukses këtë fazë, atëherë votimi që pritet të ndodh në maj në Këshillin e Ministrave të KiE do të jetë ai që do të përcaktojë nëse Kosova do të arrijë të anëtarësohet në Këshill të Evropës.

Kosova më 27 mars e ka kaluar me sukses votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Me 31 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim, Komisioni për Çështje Politike e ka miratuar opinionin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, e cila e rekomandon Këshillin e Evropës që ta ftojë Kosovën për t’u bërë anëtare.

Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë votimi i raportit para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.

Ky opinion rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë.

Exit mobile version