Telegrafi

Ndryshon bilanci i viktimave, këto janë shifrat zyrtare

Në Kolumbi është rrëzuar një aeroplan që barte skuadrën braziliane Chapecoense.

Autoritet kolumbiane kanë dalë më shifrat e sakta ku thuhet se 71 persona kanë vdekur  e gjashtë kanë shpëtuar.

Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë nga  përgjegjësit e Emergjencave Civile në Kolumbi (UNGRD) thuhet se në aeroplan ishin 75 persona e jo 81 siç është raportuar gjatë ditës.

“Bilanci është si në vazhdim: gjashtë janë të lënduar dhe 71 të vdekur, në total 77 persona”, tha drejtori i UNGRD, Carlos Ivan Marquez.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet mbi aksidentin ajror të Chapecoenses

“Bilanci i përgjithshëm u ndryshua meqë katër persona nuk kishin udhëtuar në momentin e fundit para nisjes dhe pritej konfirmimi i autoriteteve”.

Mes viktimave numërohen në total 19 futbollistë të Chapecoenses, ndërsa aty gjendeshin edhe i gjithë stafi i skuadrës dhe shumë gazetarë. /Telegrafi/