Në Kolumbi është rrëzuar një aeroplan që barte skuadrën braziliane Chapecoense.
Autoritet kolumbiane kanë dalë më shifrat e sakta ku thuhet se 71 persona kanë vdekur e gjashtë kanë shpëtuar.
Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë nga përgjegjësit e Emergjencave Civile në Kolumbi (UNGRD) thuhet se në aeroplan ishin 75 persona e jo 81 siç është raportuar gjatë ditës.
“Bilanci është si në vazhdim: gjashtë janë të lënduar dhe 71 të vdekur, në total 77 persona”, tha drejtori i UNGRD, Carlos Ivan Marquez.
“Bilanci i përgjithshëm u ndryshua meqë katër persona nuk kishin udhëtuar në momentin e fundit para nisjes dhe pritej konfirmimi i autoriteteve”.
Mes viktimave numërohen në total 19 futbollistë të Chapecoenses, ndërsa aty gjendeshin edhe i gjithë stafi i skuadrës dhe shumë gazetarë. /Telegrafi/