Nga 1 janari i këtij viti, tiketat e lëshuara nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në gjithë vendin do të mbajnë ngjyrën e gjelbër, pra nuk do të jenë me ngjyrë të njëjtë siç kanë qenë edhe vitin e kaluar.
Ndryshimi i ngjyrës ka për qëllim të vetëm lehtësimin e punës së Policisë së Kosovës, pra për të dalluar nga distanca automjetet që dalin në komunikacion pa një policë të sigurimit.
“Zbatimi i tiketave ka dhënë rezultate të dukshme duke ulur numrin e automjeteve të paregjistruara në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS).
Ky projekt mbulohet nga kompanitë e sigurimit.
Nga 15 marsi i vitit të kaluar, BKS-ja kishte prezantuar tiketën ngjitëse me ngjyrë të kuqe që do të vendoset në dritare për të dalluar veturat e regjistruara në Kosovë.
Kjo tiketë përmban një QR kod, që me skanimin e tij do të prezantohen të dhënat e veturës. /Telegrafi/