Duket se shtëpitë e basteve e kanë të vështirë të japin çdo vit Real Madridin si favorit kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve.
Gjithashtu për ofruesit e të dhënave që me llogaritjet e tyre përpiqen të parashikojnë kampionin e ardhshëm. Bardhezinjtë zakonisht kanë gjithmonë disa skuadra përpara. Ky sezon nuk ka qenë përjashtim.
Kampioni në fuqi, Manchester City ishte favoriti i madh derisa u eliminua. Tani, me vetëm katër skuadra në garë për të ngritur trofeun, Real Madridi ka parakaluar të gjithë.
Sipas superkompjuterit të Opta-s, ekipi i Carlo Ancelotti, të cilët në fillim të sezonit ishin favoritët e dytë, janë bërë kandidatët kryesor për të fituar trofeun.
Real Madrid tani ka 39% shanse për të fituar trofeun e 15-të evropian, krahasuar me 27% të Paris Saint-Germain, që në fillim të sezonit ishte favoriti i katërt.
Bayern Munich (i teti në shtator) renditet i treti me 17% shanse dhe Borussia Dortmundit (e dhjeta) në vendin e katërt 16% shanse.
You'll never guess what?
The Opta supercomputer has changed its mind.
With Manchester City out of the Champions League, we have a new favourite to win it ⬇️https://t.co/59aDOdmTbd pic.twitter.com/g3xioWIn5E
— Opta Analyst (@OptaAnalyst) April 18, 2024
Finalja kundër PSG
Finalen kanë më shumë gjasa kanë ta prekin Los Blancos dhe parisienë.
Në gjysmëfinale, Real Madridi ka 66% shanse për të kaluar kundër Bayernit.
PSG nga ana e saj ka një shans 60% për të mundur Dortmundin, pavarësisht se gjermanët ishin të parët në grupin që të dy ndanin. /Telegrafi/