Site icon Telegrafi

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,09 % në raport me vendimin e datës 29.8.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë mesatarisht: rritje te benzina për 0,396 %, te nafta ka ulje për 0,764 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 1,028 % dhe te mazuti ulja është për 0,027%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,246%.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 0,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95 nuk ndryshon, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,094 den/kg dhe do të jetë 46,158 den/kg.

Nga data 5.9.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 87,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 89,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 81,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 80,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 46,158 (denarë/kilogram).

Exit mobile version