Komisioni Rregullator për Energjetikë informon se ka sjellë vendim për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës.
Prej mesnatës së sotme, çmimi i benzinës do të rritet për 0,5 denarë, ndërsa çmimi i naftës do të lirohet për 1 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Çmimet të cilat do të jenë në fuqi nga 00:01 i datës 24 maj 2022, janë si më poshtë:
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS95 – 95,00(denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS98 – 97,00 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS(D-Е V) – 85,00 (denarë/litër)
Vaji ekstra i lehtë – 83,05 (denarë/litër).