Site icon Telegrafi

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,74 % në raport me vendimin e datës 23.8.2024.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 0,517 %, te nafta për 0,216 %, te vaji ekstra i lehtë për 0,542 % dhe te mazuti ulje për 2,048 %.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,125 den/kg dhe do të jetë 45,170 den/kg.

Nga data 27.8.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 77,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 79,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 69,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 45,170 (denarë/kilogram).

Exit mobile version