Site icon Telegrafi

Ndryshojeni jetën njëmend: Këshillat e Einsteinit për sukses dhe lumturi

Albert Einstein për një kohë të gjatë është konsideruar gjeni – ai kishte qenë fizikan teorik, filozof, shkrimtar, dhe njëri nga shkencëtarët më me ndikim në botë

Einstein ka kontribuar tej mase për botën e shkencës, sepse e ka shpikur teorinë e relativitetit, shmangien e dritës nga graviteti, teorinë kuantitive të grimcave atomike në lëvizje, etj.

Në vitin 1921 kishte marrë çmimin Nobel për kontributin e tij, ndërsa konsiderohet babai i fizikës moderne dhe njëri nga shkencëtarët më të suksesshëm.

Më poshtë, i keni disa mësime jetësore nga ai! – transmeton Telegrafi.

getty

Lexo po ashtu Kur njëherë e pyetën Thomas Edisonin si arrihet deri në majë, ai u është përgjigjur: Patjetër duhet ta lexoni këtë!

Ndiqeni kureshtjen

“Nuk jam i talentuar, thjesht jam shumë kureshtarë”.

Çfarë e ngacmon kureshtjen tuaj? Çfarë ju intereson më së shumti? Ndiqeni kureshtjen!

Këmbëngulësia s’ka çmim

“Nuk jam i mençur; thjesht jam duke e zgjidhur problemin qe një kohë të gjatë”

Përqendrohuni në të tanishmen

“Një fjalë e vjetër thotë se nuk mund t’i kalërojmë dy kuaj njëkohësisht. Unë them se mund të bëjmë çfarëdo, por jo çdo gjë.” Mësohuni ta shijoni të tanishmen.

Imagjinata është e fuqishme

“Imagjinata është më e rëndësishme se njohuritë”.

Gabimet

“Një person i cili asnjëherë s’ka gabuar, asnjëherë s’ka provuar diçka të re”. Gabimet vetëm sa ju bëjnë më të mençur! /Telegrafi/

Exit mobile version