Telegrafi

Ndryshoi pamje, nëna nuk e njeh djalin në supermarket (Video)

Një djalë, i cili u detyrua që të heqë mjekrën e madhe pas humbjes së një basti, ndryshoi aq shumë saqë as nëna e tij nuk e njohu.

Dan Black, 27 vjeç nga Mbretëria e Bashkuar, i kishte rritur flokët dhe mjekrën për dy vjet, por ai vuri bast me të dashurën e tij dhe humbi.

E dashura i kishte vënë si kusht se nëse humbiste do të shkurtonte flokët dhe do të hiqte mjekrën.

Siç shihet edhe në video, nëna e 27-vjeçarit, e cila ndodhej në supermarket nuk e ka njohur të birin që e ndiqte nga pas.