Site icon Telegrafi

Ndryshohet metodologjia për planifikim dhe përgatitje të Programit vjetor qeveritar për punë

Qeveria do të implementojë sistem të ri elektronik për planifikim strategjik dhe përgatitjen e Programit të saj vjetor për punë dhe vendosjen e tij në funksion.

Siç njoftoi shërbimi qeveritar për shtyp, Qeveria në mbledhjen e sotme do ta shqyrtojë dhe miratojë Informacionin për zbatimin e sistemit të ri elektronik për planifikim strategjik dhe përgatitjen e Programit vjetor për punë të Qeverisë dhe vendosjen e tij në përdorim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sekretariati i Përgjithshëm është i angazhuar të hartojë Propozim për ndryshimin dhe plotësimin e metodologjisë për planifikim strategjik dhe përgatitjen e Programit vjetor për punë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Exit mobile version