Site icon Telegrafi

Ndryshohet itinerari i Maratonës së Shkupit

Maratona e Shkupit këtë vit ka pësuar ndryshime në itinerarin e saj, ku në rrugën që dhet ndjekur janë futur Ura e Gurit dhe Kalaja, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas drejtorit të maratonës, Kire Sinadinovski, ndyshimet janë bërë për shkak të planit të manifestimit, e jo për shkak të përmendoreve të stilit barok.

Ai thotë se të dy këto lokacione janë logo e qytetit dhe janë mburojë për Shkupin, duke theksuar se itinerari i ri është miratuar nga Federata Ndërkombëtare e Maratonave dhe Garave Rrugore.

Ndryshe, Maratona e Shkupit mbahet më 8 maj, kurse deri tani janë paraqitur rreth 6000 persona, ku pritet që të thehen të gjitha rekordet e deri tanishme. Afati i regjistrimit është deri 29 prill./Telegrafi/

Exit mobile version