Site icon Telegrafi

Ndryshmet në Ligjin e Auditimit, Arian Meta tregon cilat kompani obligohen t’i nështrohen procesit

Menagjeri i Auditimit në “Deloitte”, Arian Meta në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka shpjeguar disa nga përfitimit që kompanitë kanë nga procesi i auditimit dhe ka folur për ndryshimet e reja ligjore në këtë fushë.

Meta ka thënë se auditimi është një proces ku vjen auditori, kryen punën e vet dhe del me një raport që mund të jetë i kënaqshëm për menagjmentin apo jo, përcjell Telegrafi.

Megjithatë ai ka thënë se auditimi sjell disa benifite në mënyrë direkte e disa tjera në mënyrë indirekte për subjektin që auditohet.

“Auditimi ndihmon kompanitë duke iu treguar se ku qëndrojnë me strategjitë e tyre, cilat janë gabimet që janë bërë gjatë vitit dhe këto gabime kanë qenë të qëllimshme apo jo. Benifit tjetër i të qenit i audituar nga një kompani profesionale është se financimi nga bankat do të jetë shumë më i lehtë për arsye se analizën që e bënë banka do të jetë e bazuar në analizën e bërë nga auditori”.

Menagjeri i Auditimit në “Deloitte” ka thënë se edhe punonjësit e një kompanie të audituar janë shumë më stabil në punën e tyre.

Meta ka treguar edhe disa ndryshimet që janë bërë në legjislacion për këtë fushë.

Ai thotë se një nga ndryshimi më i madh i këtij ndryshimi është se kompanitë janë klasifikuar si të vogla, mesme dhe të mëdha.

“Kategorizimi bëhet në bazë të vlerës që ka kompania, numrit të punëtorëve dhe të hyrave vjetore”.

Menagjeri i Auditimit në “Deloitte” thotë se kompanitë që kanë të hyra vjetore mbi  40 milion euro, dhe që kanë mbi 250 punëtorë, klasifikohen si entitete me interes publik.

Meta thotë se me Lligjin e ri kompanitë që e kalojnë pragun prej 4 milion eurove duhet t’i nënshtrohen procesit të auditimit./Telegrafi/

Exit mobile version