Ndryshimet e temperaturave dhe presionit të ajrit krijojnë probleme për të sëmurët kronik. Këto ditë është rritur numri i thirrjeve në Ndihmën e Shpejtë, ndërsa pritet vazhdim i këtij “trendi” pasi meteorologët paralajmërojnë ndryshime të temperaturave dhe gjatë ditëve të ardhshme.
Nga Ndihma e Shpejtë thonë se gjatë ditëve të kaluara problem më të madh me ndryshimin e motit kanë pasur të sëmurët kronik, por ndryshimet i kanë ndjerë edhe personat e shëndetshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Temperaturat deri në fund të javës së ardhshme do të jenë në kuadër të mesatares për këtë periudhë të vitit.
Mjekët apelojnë që të respektohen rekomandimet. Ata thonë se gjatë javës së kaluar kur Maqedonia ishte me temperatura tropikale, qytetarët kanë dëgjuar këshillat dhe kanë menaxhuar mirë me të nxehtin./Telegrafi/