Telegrafi

Ndryshimi i tatimit në të ardhura personale, reagon Mustafa nga PDK: Ndryshim simbolik, në 4 vjet qeverisje reformë fiskale me 6.8 euro shtesë për qytetarët  

Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi sot për ndryshime në shkallën e tatimit në të ardhura personale.

E lidhur me këtë ka reaguar Arben Mustafa, koordinator për financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së.

Ai thekson se Qeveria ka bërë një ndryshim simbolik të politikës fiskale, përmes ndryshimit të shkallëve të tatimit në të ardhura personale.

“Individët me të hyra të tatueshme prej 500 euro, tani do t’i kenë në llogaritë e tyre 6.80 euro shtesë. Pra, në 4 vite qeverisje, kjo është reforma fiskale e kësaj qeverie dhe masa e vetme lehtësuese kundrejt rritjes së kostos së jetesës, 6.80 euro shtesë!”, shkruan ai. /Telegrafi/