Fotografinë e Eric Claptonit të publikuara nga X17online.com që janë realizuar kohë më në aeroportin e Los Angelesit, shfaqin një ndryshim i madh në dukjen e kitaristit legjendar.
Kantautori që më 30 mars mbushi 72 vjet, ka bërë bëri histori në muzikën rok dhe blues, ndërsa për shkak të sëmundjes u detyrua t’i anulojë koncertet.
Fillimisht, si shkak u përmend bronkiti nga i cili ai vuan qe një kohë të gjatë, ndërsa më pas është mësuar se Clapton vuan nga një sëmundje nervore.
Ai madje është detyruar që të qëndrojë në një karrocë për shkak të gjendjes shëndetësore.
Rokeri shoqërohet nga gruaja Melia McEnery dhe vajza Julie Rose Clapton, meqë nuk është në gjendje që të rrijë vetëm.
Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e publikuara nga X17online.com. /Telegrafi/