Site icon Telegrafi

Ndryshimi i motit në RMV, më së ftohti në Berovë dhe Kodrën e Diellit ndërsa më së shumti shi në Dibër

Temperatura më e ulët prej 9 gradë Celsius është matur sot në mëngjes në Berovë dhe Kodrën e Diellit, ndërsa 16 gradë në Dibër, Ohër, Veles, Shkup-Zajçev Rid dhe Kavadar.

Në Lazaropole janë matur 10 gradë, 11 në Hanet e Mavrovës, 12 në Kriva Pallankë, 13 në Strumicë, Krushevë, 14 në Manastir dhe Demir Kapi, 15 gradë Celsius në Shtip, Shkup-Petrovec, Kumanovë, Pretor, Prilep, Gjevgjeli.

DPHM kumtoi se gjatë 24 orëve deri në orën 08:00 (në l/m2) reshje ka pasur 4 litra për metër katror në Dibër, 3 në Kriva Pallankë, Kodrën e Diellit, Tetovë dhe Lazaropole, 2 në Ohër dhe një në Krushevë. Hanet e Mavrovës, Kumanovë dhe Shkup – Zajçev Rid.

Gjatë natës moti ka qenë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa nga mëngjesi i hershëm ka reshje lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Paradite me vranësira të shtuara në pjesën qendrore dhe lindore të vendit.

Exit mobile version