Fotografitë e reja të aktorit legjendar, Russell Crowe, dëshmojnë se pamja e tij fizike ka ndryshuar tërësisht në krahasim me fillimin e karrierës.
Kujtojmë se ai u bë i famshëm në nivel global në vitin 2000, pasi luajti rolin kryesor në filmin “Gladiator” të Ridley Scott, me të cilin e fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë.
Aktualisht, australiani ndodhet në Romë me të dashurën e tij, Britney Theriot dhe djemtë Tennyson dhe Charles, ku po xhiron filmin horror, “The Pope’s Exorcist”, me regji të Julius Avery.
58-vjeçari luan priftin Gabriel Amorth, i cili lufton kundër demonëve dhe besohet se ka kryer më shumë se 60 mijë ekzorcizma.
“Qëllimi im ishte të punoja me Russellin, ndaj ky film është realizimi i ëndrrës sime”, ka thënë regjisori Avery. /Telegrafi/