Telegrafi

Ndryshimi i madh i ‘Bekimit’, që nga seriali “Kafeneja jonë” (Foto)

Aktori Astrit Kabashi është mjaft i angazhuar në film dhe teatër, si skenarist e si regjisor.

Për publikun ai më së shumti njihet falë rolit të tij ‘Bekimit’, në serialin e famshëm komik “Kafeneja Jonë”.

Por me kalimin e viteve, duket se aktori ka ndryshuar mjaft, që nga stili e deri tek pamja.

Lexo po ashtu Pamje të reja të “Esmeraldës”, si duket ajo 20 vjet pas serialit (Foto)

Më ndryshe Kabashi vjen edhe në setin e ri fotografik, ku është angazhuar si model për linjën e re të veshjeve, të stilistes Yllka Brada.

Ai ka zgjatur paksa flokët, gjersa edhe fiziku i tij duket më ndryshe nga ai ç’jemi mësuar ta shohim. /Telegrafi/