Telegrafi

Ndryshimi i klimës – raporti i OKB-së është “kod i kuq për njerëzimin”

Aktiviteti njerëzor po ndryshon klimën në mënyra të pashembullt dhe ndonjëherë të pakthyeshme, bazuar në një raport shkencor të OKB-së.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, studimi historik paralajmëron valë gjithnjë e më të mëdha të nxehtësisë, thatësira dhe përmbytje, dhe një kufi kyç i temperaturës që është thyer në pak më shumë se një dekadë.

Raporti “është një kod i kuq për njerëzimin”, thotë shefi i OKB-së.

Por, në anën tjetër, shkencëtarët thonë se një katastrofë mund të shmanget nëse bota vepron shpejt.

Ka shpresë se shkurtimet e thella të emetimeve të gazrave serë mund të stabilizojnë rritjen e temperaturave.

Duke i bërë jehonë gjetjeve të shkencëtarëve, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha: “Nëse kombinojmë forcat tani, mund të shmangim katastrofën klimatike. Por, siç e bën të qartë raporti i sotëm, nuk ka kohë për vonesë dhe vend për justifikime. Unë mbështetem në drejtuesit e qeverisë dhe të gjithë aktorët për të siguruar që Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin e Klimës 2021 (COP26) të jetë një sukses.

Vlerësimi i matur i së ardhmes së planetit tonë është dhënë nga Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike (IPCC), një grup shkencëtarësh, gjetjet e të cilëve janë miratuar nga qeveritë botërore. /Telegrafi/