Site icon Telegrafi

Ndryshimi i Kendall Jenner – tregon nëse ka bërë ndërhyrje kirurgjike

Përderisa motrat e saj janë të gjitha të akuzuara për operacione plastike, Kendall Jenner, gjithmonë është dukur më e natyrshmja e familjes.

Ajo fillimisht u shfaq në emisionin “Keeping Up with Kardashians”, i cili e ndihmoi atë tejet shumë në fillimin e karrierës prej modeleje.

Që atëherë ajo ka ecur në pista të ndryshme për disa nga markat më të mëdha përreth, përfshirë Channel, Dolce&Gabbana dhe Versace.

Kendall Jenner (Foto: Getty Images/Guliver)

Por, sa e natyrshme është bukuria e Kendall? Një eksperte mendon se ajo ka bërë disa procedura, duke përfshirë një ndërhyrje në hundë dhe mbushës në buzë.

Një zëdhënëse e Kirurgjisë Kozmetike MYA shpjegon: “Duke parë fotot e Kendall, hunda e saj duket më e hollë dhe më femërore”. “Kjo mund të tregojë një procedurë rhinoplastike kirurgjikale (riformimin e hundës), e cila i ka lënë asaj një profil jashtëzakonisht të natyrshëm dhe të dëshirueshëm.

“Kostoja e një procedure rhinoplastike varet nga shumë faktorë të ndryshëm fiziologjikë, teknikat e përdorura dhe kirurgu”.

Kendall Jenner në vitin 2010 (Foto: Startraks / Rex Features)

“Në lidhje me trajtimet jo-kirurgjikale si injeksione kundër rrudhave (zakonisht të referuara si Botox) dhe mbushëse të buzëve. “Nëse ajo ka pasur këto trajtime, ato janë kryer në një mënyrë jashtëzakonisht delikate dhe natyrale”.

“Vetullat e saj duken pak të ngritura dhe të harkuara në krahasim me imazhet e mëparshme, kështu që mund të spekulojmë se ajo ka pasur injeksione kundër rrudhave për ta arritur këtë.

“Unë personalisht nuk besoj se ajo ka pasur mbushës të buzëve pasi pamja e saj ndryshon vazhdimisht, me shumë gjasë për shkak të grimit”. “Nëse ajo ka pasur mbushës në buzët e saj, atëherë ajo ka pasur një sasi minimale dhe kjo nuk ka ndikuar në formën natyrale të buzëve”. /Telegrafi/

Kendall Jenner (Foto: Startraks / Rex Features)
Exit mobile version